top of page
Logo Alpin.png

FRESKIA E ALPEVE SHQIPTARE

UJI I RRJOLLIT

Brenda çdo shisheje Alpin gjendet energjia dhe freskia e Alpeve të Veriut. Uji buron nga burimi i Rrjollit, në një lartësi prej 1300 metrash mbi nivelin e detit, ku filtrohet dhe ambalazhohet duke respektuar të gjitha standardet higjieno-sanitare. Ai nuk i nënshtrohet proceseve të tjera që mund të ndryshojnë cilësinë natyrale apo përbërjen e tij minerale, duke ruajtur kështu pastërtinë dhe vetitë që natyra i ka dhuruar.

Burimi i Rrjollit është i njohur në të gjithë Malësinë e Madhe për cilësinë dhe pastërtinë e jashtëzakonshme të ujit të tij, një pasuri natyrore që prej dekadash vlerësohet nga banorët e zonës dhe më gjerë. 

Uji Alpin është në tregun shqiptar që prej vitit 2008. Fillimisht shpërndarja e tij u përqendrua në qarkun e Shkodrës, ndërsa sot ai është i pranishëm pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Kuriozitet

Në kohën kur komanda Austro Hungareze ishte e pranishme në veri të Shqiperisë në fillim të shekullit të XX, uji i Rrjollit sillej me mushka nga burimi i tij deri në Shkodër për zyrtaret e komandës me rekomandim nga Vjena.

Të njëjtin ujë e sjellim tani në shtëpitë tuaja me emrin “Alpin”

bottom of page